Monedhë

Kategoritë

8 muaj më parë

Google thotë se seritë e reja Pixel 9 do të mbërrijnë në Gusht

Për ti dhënë fund spekulimeve Google konfirmoi përmes në faqeje të dedikuar në Google Store lançimin e serive Pixel 9 në Gusht.

Google thotë se seritë e reja Pixel 9 do të mbërrijnë në Gusht

Google zyrtarisht njoftoi se do të lançojë seritë e shumëpritura Pixel 9 më 13 Gusht, një lëvizje e papritur për kompaninë e cila tradicionalisht ka zbuluar gjeneratën e re të smartfonëve në Tetor.

Ditën e Marte Google dërgoi ftesat për një eveniment hardueri që do të mbahet në muajin Gusht duke habitur të gjithë. Ndërsa ftesa nuk përmendte në mënyrë eksplicite seritë Pixel 9, premtonte një fokus dedikuar “më të mirës së Google AI, softuerit Android dhe portofolit Pixel.”

Për ti dhënë fund spekulimeve Google konfirmoi përmes në faqeje të dedikuar në Google Store lançimin e serive Pixel 9 në Gusht.

Aty shfaqet një video e cila paraqet dizajnin e serive Pixel 9 dhe që është në një linjë me imazhet e rrjedhura muajt e fundit nga insajderët e industrisë.

Pritet që gjatë këtij evenimenti që kemi një debutim të Pixel Fold 2 ose Pixel 9 Pro Fold së bashku me orën inteligjente Pixel Watch 3.

Evenimenti do të mbahet më 13 Gusht në zyrat qendrore të kompanisë në Kaliforni. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Google Pixel 8a

39,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

59,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

79,990 L94,990 L
 

Samsung Galaxy S23 Ultra

57,990 L66,990 L