Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

APU, GPU dhe CPU: Çfarë përfaqësojnë dhe ku dallojnë nga njëri-tjetri?

Tre teknologjitë zakonisht grupohen bashkë por kanë role të ndryshme. Është shumë e rëndësishme të dini rolin e secilit prej tyre.

Kur vjen koha për të blerë një kompjuter të ri, njohja e diferencës mes CPU, GPU dhe APU është avantazh i madh. Në fund mund të përfundoni duke kursyer ca para sidomos nëse keni planifikuar të ndërtoni vetë kompjuterin tuaj.

Tre teknologjitë zakonisht grupohen bashkë por kanë role të ndryshme. Është shumë e rëndësishme të dini rolin e secilit prej tyre.

Por cilat janë diferencat mes një APU, CPU dhe GPU?

Central Processing Unit (CPU)

E përkthyer në gjuhën Shqipe, njësia qendrore e përpunimit është truri i kompjuterit që njihet ndryshe edhe si procesori. Në kompjuterët e hershëm procesori ndahej në disa çipe. Por për rritur efikasitetin dhe reduktuar koston e prodhimit, procesori (CPU) tani është në një çip të vetëm.

Duke reduktuar hapësirën që zë procesori, prodhuesit kanë arritur të ndërtojnë pajisje që janë akoma më të vogla dhe kompakte. Kompjuterët desktop madje mund të gjendet sot edhe si all-in-one ndërsa laptopët çdo ditë e më shumë bëhen më të hollë.

Ndërsa smartfonët janë bërë më të fuqishëm sesa kompjuterët madje. CPU kryen përpunimin e proceseve bazë të kompjuterit. Udhëzimet e ruajtura në memorien RAM dërgohen tek procesori për ekzekutim. Është një sistem tre pjesësh i cili përmban fazën e krijimit. Dekodimit dhe ekzekutimit të procesit. E thënë thjeshtë  procesori merr informacionin hyrës, e kupton çfarë është dhe krijon informacionin dalës të nevojshëm.

Kështu procesori asiston çdo gjë që mban në funksion sistemin operativ nga hapja e programeve tek përllogaritja. Ata që ngarkojnë më së shumti procesorin janë video lojërat. Procesorët janë të disponueshëm në disa variante me disa bërthama.

Intel përdor teknologjinë “Hyper Threadding” ku një procesor me 4 bërthama sillet sikur të ishte me 8 duke nxjerrë akoma më shumë fuqi prej tij.

Graphic Processing Unit (GPU)

Pavarësisht avancimeve me procesorët (CPU) ka ende hapësirë përmirësimi në aspektin grafik. Procesori i menaxhon proceset dhe informacionin në hapa linearë. Por përpunimi grafik kërkon që sasi e madhe të dhënash të përpunohen njëherazi. Këtu hyn në mes GPU (Graphic Processing Unit) duke ulur ngarkesën e procesorit dhe përmirësuar performancën video.

Shumica e kompjuterët dhe laptopëve janë të pajisur me një CPU dhe GPU por jo gjithnjë. Nganjëherë në nivelet e ulëta laptopët kanë grafika të integruar dhe jo të dedikuara.

Të dy, CPU dhe GPU bëjnë punë të ngjashme por mënyra sesi e realizojnë ndryshon. Struktura paralele e përpunimit të GPU mundëson miliarda llogaritje në sekondë për video lojërat apo thjeshtë përmbajtjet video. GPU ka memorien e vet RAM dhe falë saj mund të ruajë imazhe dhe përmbajtje përpunimi i të cilave është kryer dhe të serviren kur keni nevojë.

Duke qenë se GPU janë të zëvendësueshme, është përmirësimi më i madh në performancë që mund ti bëni kompjuterit por kanë kosto.

Accelerated Processing Unit (APU)

Për të reduktuar madhësinë fizike dhe kostot e prodhimit, disa prodhues kanë gjetur një mënyrë për të kombinuar CPU dhe GPU në një çip të vetëm.

Këto teknologji njihen si System-on-a-Chip”. Në këtë dizajn procesori dhe grafika kombinohen në një pllakë të vetme. Jo vetëm që reduktohet kostoja por përmirësohet edhe efikasiteti.

Gjithashtu duke reduktuar distancën fizike mes CPU dhe GPU rritet performanca. Kështu falë APU sot kemi revolucionin e smartfonëve që janë po aq të fuqishëm sa edhe një kompjuter.

Duke qenë se GPU është e përshtatur për përllogaritje të shpejta, CPU mund tja ngarkojë disa detyra. Efikasiteti që arrihet përmes ndarjes së detyrave dhe reduktimit të distancës bën të mundur nivele të larta performance.

AMD zhvilloi një APU. Intel ka filluar të integrojë CPU dhe GPU gjithashtu. Diferenca është se AMD ofron një linjë më vete ndërsa Intel i ka integruar në procesorët ekzistues.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: