Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Çipet që do të dominojnë industrinëg gaming Ryzen 7000 3D V-Cache debutojnë në Janar

Modelet me 12 dhe 16 bërthama X3D do të jenë Ryzen 9 7900X3D dhe 7950X3D respektivisht. Bazuar në 3D V-Cache që kishte modeli Zen 3 Ryzen 7 5800X3D dhe që i rrëmbeu kurorën gaming çipi Core i9-12900KS, dy procesorët e segmentit të lartë mund të kenë 192MB L3 cache.

Burime pranë Quazar Zone thonë se AMD ka planifikuar të lançojë tre çipe të reja 3D V-Cache të cilët janë të bazuar në arkitekturën Zen 4 lançuar për herë parë në Shtator me Ryzen 7000.

Çipet e reja pritet të zbulohen në CES në Janar ndërsa ndryshe nga raportimet e mëhershme, ky i fundit thotë se procesorët kanë 8, 12 dhe 16 bërthama.

Modelet me 12 dhe 16 bërthama X3D do të jenë Ryzen 9 7900X3D dhe 7950X3D respektivisht. Bazuar në 3D V-Cache që kishte modeli Zen 3 Ryzen 7 5800X3D dhe që i rrëmbeu kurorën gaming çipi Core i9-12900KS, dy procesorët e segmentit të lartë mund të kenë 192MB L3 cache.

Ndërkaq varianti me 8 bërthama Ryzen 7 7800X3D ose 7700X3D do të ketë 96MB L3 cache, i ngjashëm me 5800X3D lançuar në fillim të vitit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: