Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Elon Musk vendos një rekord të ri botëror por për keq

Nga ana tjetër një pasuri personale prej 320 milionë dollarësh që Musk arriti në Nëntor të 2021 është një tjetër rekord më vete.

Elon Musk vendos një rekord të ri botëror por për keq

Elon Musk është zyrtarisht humbësi më i madh ndonjëherë, të paktën kur bëhet fjalë për pasuri personale.

Guiness World Records, një organizatë globale e cila mban një regjistër të të gjitha rekordeve të ndryshme, në blogun e saj tha se bazuar në të dhënat e Forbes, Musk kishte humbur një total prej 183 miliardë dollarë pasuri.

Nga ana tjetër një pasuri personale prej 320 milionë dollarësh që Musk arriti në Nëntor të 2021 është një tjetër rekord më vete. Por që atëherë gjërat janë kthyer kundër tij ku aksionet e Tesla kanë rënë ndjeshëm këtë vit ndërsa blerja 44 miliardë dollarë e Twitter i bëri gjërat më keq.

Me pasurinë zotëron aktualisht prej 137 miliardë dollarësh, Musk ka humbur edhe statusin si njeriu më i pasur në botë që tashmë i përket Bernard Arnault, themeluesit të LVMH me pasuri prej 190 miliardë dollarë.

Rekordi i humbjes më të madhe mbahej deri më sot nga Masayoshi Son i cili regjistroi 58.6 miliardë dollarë humbje në 2000

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Steam Deck Handheld Console

44,990 L69,990 L
 

Redmi Watch Lite 2

4,990 L6,990 L