Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

File Explorer në Windows 11 do të bëhet me një dizajn modern

Që prej Windows 8 Microsoft nuk ka vënë dorë mbi File Explorer ndërsa ndryshimi më i fundit ishte ai i tabeve.

File Explorer në Windows 11 do të bëhet me një dizajn modern

Raportohet se Microsoft është duke punuar në një përditësim të madh të File Explorer në Windows 11 që do të përmirësojë ndërfaqen dhe të shtojë funksionalitete.

Windows Central raportoi se rimodelimi do të përfshijë një dizajn modern në përputhje me pjesën tjetër të Windows 11-ës, dhe funksionalitete të cilat integrojë më thellësisht Microsoft 365 dhe OneDrive.

Mokupe të brendshme tregojnë një dizajnim të kokës së File Explorer së bashku me një kuti kërkimi të përditësuar dhe buton të ri home. Faqja kryesore e File Explorer përfshin një integrim më të thellë me Microsoft 365 duke listuar pamje paraprake (thumbnails) të dokumenteve të ndara në takimet online, komente nga kolegë apo nga shkarkimet.

Ndryshimi i ndërfaqes është bërë që të jetë më i përafërt me ndryshimet e dizajnit në tërësi të Windows 11-ës siç janë butonët rrumbullakë apo elementet me prekje.

Që prej Windows 8 Microsoft nuk ka vënë dorë mbi File Explorer ndërsa ndryshimi më i fundit ishte ai i tabeve.

Microsoft nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndryshimet e planifikuara të File Explorer por pjesë të kodit kanë filluar të implementohen në ndërtimet eksperimentale të Windows 11.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Redmi Watch Lite 2

4,990 L6,990 L
 
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L