Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google Docs pajiset me veçorinë e preferuar të Gmail

Përdoruesit e G Suite do të kenë akses në funksionin Smart Compose në Docs.

Google solli disa përditësime të aplikacioneve mobile të produktivitetit Docs, Sheets dhe Slides. Shumica janë versione mobile të aplikacioneve desktop dhe disa janë vetëm për ata që kanë një abonim G Suite.

Përdoruesit e G Suite do të kenë akses në funksionin Smart Compose në Docs. Aplikacionet Gmail dhe versionet ueb të Docs e kanë këtë veçori tashmë përmes të cilës Google ofron sugjerime automatike sesi të plotësoni fjalitë ndërsa po shkruani.

Duhet të jetë shumë e dobishme sidomos për ata të cilët nuk janë të mirë në shkrimin e teksteve nga smartfoni.

Smart Compose është i disponueshëm në iOS për aplikacionin Docs nga ky moment ndërsa në Android vjen më 12 Gusht. Ata që kanë llogari personale nuk mund ta përdorin opsionin por me shumë gjasa do të vijë në të ardhmen.

“Link Previews” është një tjetër risi e aplikacioneve. Kur prekni mbi një link njëherë, do të vini re detaje rreth linkut ku të dërgon si titulli apo një paraqitje e vogël e uebsajtit. Një kartë me këtë informacion do të shfaqet mëposhtë.

Risi është edhe mundësia për të edituar dokumente Microsoft Office pa pasur nevojë ti konvertoni. Është shtuar një opsion për të shfletuar vertikalisht nëpër prezantime në aplikacionin Slides si dhe rimodeluar seksionin i komenteve dhe mjeteve të veprimit.

Mbase më dobishme mbi të gjitha është mundësia për tu dhënë përgjigje komenteve direkt në Gmail.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: