Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Google jep paralajmërimin për llogaritë Gmail jo-aktive në 2 vitet e fundit

Pas çaktivizimit përdoruesit kanë 60 ditë të tjera afat të kyçen përpara se kompania ta fshijë përgjithnjë. Pra në total janë 4 muaj afat rikuperimi nga momenti që Google vendos të mbyll llogaritë.

Google jep paralajmërimin për llogaritë Gmail jo-aktive në 2 vitet e fundit

Nëse keni një llogari Google të cilën nuk e keni përdorur por dëshironi ta mbani, duhet të kyçeni në të sa më parë. Kompania njoftoi ditën e sotme se do të fillojë të fshijë llogaritë të cilat kanë qenë jo-aktive në dy vitet e fundit.

Google thotë se është një lëvizje që bëhet me qëllim për të ruajtur privatësinë por edhe për të liruar hapësirë në serverët e Google.

Duke filluar nga fundi i vitit kushdo që ka një llogari e cila nuk ka qenë aktive në dy vitet e fundit, do të marrë një paralajmërim ku thuhet se llogaria do ti çaktivizohet nëse nuk kyçen në të brenda 60 ditësh.

Pas çaktivizimit përdoruesit kanë 60 ditë të tjera afat të kyçen përpara se kompania ta fshijë përgjithnjë. Pra në total janë 4 muaj afat rikuperimi nga momenti që Google vendos të mbyll llogaritë.

Kompania tha se fshirja do të fillojë në Dhjetor të 2023. Kompania do të dërgojë e-maile paralajmëruese tek llogaria që rrezikohet dhe adresa e-mail e vendosur për rikuperimin e saj.

Çaktivizimi do të fshijë çdo gjë nga Gmail, Drive, Docs, YouTube, Google Photos, Meet dhe Calendar. Aplikohet vetëm në llogaritë personale dhe e-mailet e punës ose shkollave nuk ndikohen.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: