Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

iPhone 12 është telefoni më i shitur i Apple, iPhone 12 mini një zhgënjim

Vitin e kaluar iPhone 11 përbënte 69% të shitjeve totale të iPhone për të njëjtën periudhë.

iPhone 12 është telefoni më i shitur i Apple, iPhone 12 mini një zhgënjim

iPhone 12 është një hit masiv sipas një hulumtimi të publikuar nga Consumer Intelligence Research Partners ku modeli 6.2-inç është më popullori i mbarë linjës së 2020.

Po sipas raportit, iPhone 12 mini ka provuar një zhgënjim. 76% e iPhone të shitur gjatë Tetorit dhe Nëntorit kanë qenë iPhone 12.

Vlen të theksohet se Apple vijon prodhimin e modeleve të vjetra të iPhone duke ju ulur koston dhe bërë më joshës për konsumatorët. Por fakti se pjesa më e madhe e iPhone të shitur janë modelet iPhone 12, kemi të bëjmë me një performancë impresionuese.

Vitin e kaluar iPhone 11 përbënte 69% të shitjeve totale të iPhone për të njëjtën periudhë. iPhone 12 6.1-inç përfaqësonte 27% të shitjeve, ndjekur nga iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max me 20% secili dhe iPhone 12 mini vetëm 6% të shitjeve.

Diferenca mes këtij të fundit dhe iPhone 12 është vetëm madhësia e ekranit me kosto prej 699 dollarë. Çmimi është pak më tepër sesa iPhone XR lançuar në 2018-ën dhe që shitet për 499 dollarë dhe iPhone 11 që shitet për 599 dollarë.

Gjenerata e dytë e iPhone SE po shitet për 399 dollarë. Çmimi i lartë dhe konkurrenca nga modelet e vjetra me kosto më të ulët e kanë bërë iPhone 12 mini një opsion më pak të volitshëm. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

33,490 L37,990 L