Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Ja sesi të instaloni përditësimin e parë madhor të Windows 11-ës

Përditësimi rrit ndjeshëm sigurinë, produktivitetin dhe mjetet e aksesibilitetit por nuk lë jashtë vëmendjes as gaming.

Ja sesi të instaloni përditësimin e parë madhor të Windows 11-ës

Microsoft dërgoi përditësimin e parë madhor të Windows 11-ës vetëm pak javë përpara përvjetorit të parë të sistemit operativ.

Përditësimi rrit ndjeshëm sigurinë, produktivitetin dhe mjetet e aksesibilitetit por nuk lë jashtë vëmendjes as gaming.

Përditësimet e Windows kanë qenë gjithnjë një barrë përdoruesit të cilët duhet të mbyllin çdo tab të hapur dhe dokument në punim për të rindezur kompjuterin, por ky përditësim mund të jetë një prej atyre që ja vlen sidomos për funksionalitetet e produktivitetit që sjell.

Ja sesi të shkarkoni Windows 11 2022 Update

  1. Hapni Settings
  2. Shkoni tek Windows Update
  3. Do të vëreni një opsion në krye të ekranit me titull “2022-09 Cumulative Update for Windows 11”
  4. Klikoni Install
  5. Pasi të ketë përfunduar procesi klikoni Restart Now
  6. Pasi kompjuteri të jetë rindezur, mund të verifikoni që keni përfunduar procesin duke klikuar Check for Updates

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: