Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Marka Kineze e smartfonëve që po pushton tregun Evropian

Kjo markë u rëndit përpara kompanisë që prodhon telefonët Nokia por pas Huawei, Apple dhe Samsung.

Tre mujori i parë i 2020-ës ka parë shitjet më të dobëta të smartfonëve në histori dhe sipas parashikimeve do të bëhet edhe më keq në tre mujorin e dytë.

Situata e turbullt e krijuar nga pandemia e koronavirusit shikoi një lojtar të ri të ngrihej në Evropën Perendimore ndërsa Xiaomi tashmë rënditet si marka e katërt më e madhe në rajon sipas Canalys.

Kjo markë u rëndit përpara kompanisë që prodhon telefonët Nokia por pas Huawei, Apple dhe Samsung.

Infografiku i paraqitur ilustron gjendjen e tregut të smartfonëve ku Xiaomi tashmë zë 10% të tij me një rritje prej 80% nga viti në vit.

Në vendin e tretë Huawei me 18% shënoi një rënie dramatike prej 40% për shkak të sanksioneve Amerikane imponuar vitin e kaluar që i ndalojnë përdorimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të Google si Play Store.

Si rezultat Evropianë dhe konsumatorët në përgjithësi jashtë Kinës nuk kanë interes të blejnë një smartfon tek i cili nuk instalojnë dot aplikacionet nga Play Store.

Statistikat e publikuara nga Canalys shkojnë më tutje duke thënë se në një vend Evropian, konkretisht Spanjë Xiaomi tashmë është numri me 28% të tregut duke kenë pas Huawei me 24%, Samsung 22%, Apple 12% dhe Oppo me 3%.

Gjatë vitit të kaluar Xiaomi është rritur me 46% ndërsa tre emrat e mëdhenj shënuan rënie. Në Itali me një rritje prej 306%, Xiaomi u rëndit i treti ndërsa në Francë i katërti me rritje prej 83%.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L