Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

OneDrive rrit madhësinë e ngarkimit

Ndryshimi më i dukshëm është padyshim rritja e madhësisë së ngarkimit nga 15GB në 100GB në OneDrive dhe SharePoint.

Shërbimi cloud OneDrive i Microsoft është përditësuar gjatë javës me disa veçori dhe funksionalitete të reja për përdoruesit individualë por edhe biznese.

Ndryshimi më i dukshëm është padyshim rritja e madhësisë së ngarkimit nga 15GB në 100GB në OneDrive dhe SharePoint.

Së shpejti Dark Mode do të vijë për OneDrive në ueb për llogaritë personale por edhe të biznesit. Gjithashtu përdoruesit e biznesit do të kenë opsionin për të testuar një opsion të ri “Add to OneDrive”. Me këtë funksion njerëzit mund të ndajnë përmbajtjet që dëshirojnë përmes OneDrive në një hapësirë të vetme.

Edhe për përdoruesit individualë OneDrive do të ketë një opsion për ndarjen e dokumenteve dhe përmbajtjeve me një grup njerëzish që mund të jenë anëtarë familjeje, miq ose kolegë. Funksioni është i vlefshëm për llogaritë falas dhe me pagesë të OneDrive.

Së fundi OneDrive për Bizneset do të ruajë bashkë-krijuesit e dokumenteve edhe kur ky i fundit zhvendoset në një dosje apo hapësirë tjetër. Për më tepër njerëzit do të mund të kopjojnë URL e OneDrive dhe ti ndajnë me kolegë të brendshëm ndërsa administratorët mund ta fikin si opsion për të mbajtur të sigurta të dhënat.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: