Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

OnePlus prezanton dy telefonë të rinj

Të dy telefonët shiten poshtë çmimit prej 399 euro të OnePlus Nord.

OnePlus prezantoi ditën e sotme një çift të ri telefonësh për linjën e rangut të mesën Nord, modelet N10 5G dhe N100.

Të dy telefonët shiten poshtë çmimit prej 399 euro të OnePlus Nord. N10 fillon nga 349 euro dhe fuqizohet nga procesorit Snapdragon 690 ndërsa N100 nga 199 euro dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 460.

Telefonët do të shiten në Evropë, Azi dhe Amerikë. Siç edhe emri sugjeron, N10 5G është një telefon 5G në bandën 6Ghz vetëm në Evropë dhe ka 6GB AM shoqëruar nga 128GB memorie.

Ka ekran pak më të madh sesa OnePlus Nord prej 6.49-inç dhe të njëjtën frekuencë rifreskimi prej 90Hz. Skaneri i shenjave të gishtërinjve nuk është nën ekran por i vendosur në pjesën e pasme të telefonit. Megjithatë blerësit marrin altoparlantë stereo, diçka që i mungonte Nord. Bateria prej 4,300 mAh karikohet përmes teknologjisë 30W.

N10 5G ka katër kamera të pasme: 64-megapiksel, ultra-wide 119 gradë, një macro dhe një monochrome. Selfiet prodhohen nga një sensor 16-megapiksel.

N100 është modeli më i lirë me ekran 6.52-inç me dy altoparlantë stereo. Bateria ka kapacitet masiv prej 5,000 mAh por karikohet vetëm me 18W. Memorie RAM është 4GB dhe e përgjithshme 64GB. Kamra kryesore është 13-megapiksel ndërsa shoqërohet nga dy kamera të tjera portret dhe macro. Skaneri i shenjave të gishtërinjve është vendosur në pjesën e pasme.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L