Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Pronarët e serverëve në Discord tashmë mund të bëjnë para

Discord tha se nuk ka një minimum për madhësinë e serverëve në mënyrë që ato të monetizohen.

Discord vendosi të zgjerojë programin e abonimeve për serverët duke lejuar krijuar të tarifojnë përdoruesit për akses premium.

Duke filluar nga dita e sotme jemi duke zgjeruar disponueshmërinë e Server Subscriptions, duke lejuar krijuar në Discord të fitojnë para drejtpërdrejtë nga serverët e tyre,” shkruante Discord.

Serverët komunitete në SHBA kanë funksionalitetin për të ofruar abonime nëse përmbushen këto kritere:

  • Jeni mbi 18 vjeç
  • Llogaria është në gjendje të mirë
  • Keni të verifikuar email dhe numër telefoni
  • Keni të aktivizuar verifikimin me dy faktorë

Discord tha se nuk ka një minimum për madhësinë e serverëve në mënyrë që ato të monetizohen.

Platforma ofron një ndarje fitimi 90/10 me krijuesit. Discord tha se 90% e fitimit do të shkojë tek krijuesit 30 ditë pas përfundimit të muajit kalendarikë që do të thotë se krijuesit që kanë fituar në Janar nuk marrin paratë deri në 1 Mars.

Duhen akumuluar të paktën 100 dollarë për të marrë pagesën e parë dhe 25 dollarë në muajt në vijim. Aktualisht ky shërbim ofrohet vetëm në SHBA. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Redmi Watch Lite 2

4,990 L6,990 L
 
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L