Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Radeon RX 7600 është karta parë grafike me arkitekturën e re të AMD nën 300 dollarë

Nuk është një kartë grafike për sisteme të fuqishme më tepër sesa një opsion për ata që po ndërtojnë një kompjuter për herë të parë apo duan të luajnë lojëra si Fortnite që nuk kanë kërkesa të larta hardueri.

Radeon RX 7600 është karta parë grafike me arkitekturën e re të AMD nën 300 dollarë

AMD prezantoi Radeon RX 7600, një kartë grafike e segmentit të ulët që do të kushtojë 269 dollarë dhe mbështetet në arkitekturën më të fundit RDNA 3 të AMD.

RX 7600 është dizajnuar për të arritur 60fps duke luajtur lojëra në 1080p duke ofruar një opsion buexhetor për gamerat të cilët nuk janë vënë në kërkim të performancës 4K.

Është karta e parë grafike desktop e linjës RX 7000 nën çmimin 300 dollarë dhe madje shitet më lirë se RX 6600 prej 329 dollarë në momentin e lançimit.

Mediat raportuan se AMD uli çmimin në minutën e fundit nga 299 dollarë që në fillim kishte thënë për influencerët dhe median. Çmimi i ndryshuar është një rastësi duke qenë se AMD lançoi RX 7600 pak ditë pasi Nvidia prezantoi RTX 4060 prej 299 dollarësh dhe shënjestrën të njëjtin segment tregu 1080p.

RX 7600 do të dalë në shitje nga dita e nesërme me 25 Maj dhe përmban 32 njësi përpunimi, 8GB GDDR6 RAM, frekuencë bazë prej 2.25Ghz turbo prej 2.66Ghz dhe konsumon 165W energji.

Në materialet e dërguara për shtypin, AMD e krahason RX 7600 me modelin e vjetër RX 6600 duke vënë theksin tek shpejtësia më e lartë e memories prej 18Gbps krahasuar me 14Gbps në RX 6600.

Numri i bërthamave grafike është më i lartë gjithashtu prej 2048 krahasuar me 1792 në RX 6600. RX 7600 mbështet DisplayPort 2.1 por AMD tha se prodhuesit e kartës do të vendosin vetë çfarë të ofrojnë me dizajnët e tyre.

Nuk është një kartë grafike për sisteme të fuqishme më tepër sesa një opsion për ata që po ndërtojnë një kompjuter për herë të parë apo duan të luajnë lojëra si Fortnite që nuk kanë kërkesa të larta hardueri.

RX 7600 mund të arrijë 76fps në Starts Jedi: Survivor dhe 62fps në The Last of Us Part I në 1080p.

AMD pretendon se RX 7600 duhet të jetë 29 përqind më e shpejtë sesa RX 6600 në 1080p. Megjithatë mbetet për tu parë sesi krahasohet me RTX 4060 kur ky i fundit të debutojë në Korrik. 

Copyright: © PCWorld Albania