Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Samsung jep datën e prezantimit të Galaxy Note 20

Bazuar në informacionet që kompanisë i kanë rrjedhur aksidentalisht, një version Mystic Gold i Note 20 Ultra do të shitet. Ashtu si Galaxy S20 Ultra, Note 20 Ultra do të ketë fuqi të larta zmadhimi fotografik.

Samsung mund të jetë kompania e fundit teknologjike që arriti të mbajë një aktivitet të madh përpara se bota të hynte në izolimin e Covid-19, por shfaqja e radhës do të jetë shumë larg kësaj të fundit.

Kompania lajmëroi mbajtjen e një aktiviteti Unpacked 2020 më 5 Gusht ku do të prezantohet Galaxy Note 20. Aktiviteti do të mbahet virtualisht dhe të transmetohet nga uebsajti i Samsung, faqja në Facebook dhe më shumë gjasa kanali në YouTube.

Edhe pse Samsung nuk e thotë, është e sigurtë se Galaxy Note 20 do të zbulohet. Bazuar në informacionet që kompanisë i kanë rrjedhur aksidentalisht, një version Mystic Gold i Note 20 Ultra do të shitet. Ashtu si Galaxy S20 Ultra, Note 20 Ultra do të ketë fuqi të larta zmadhimi fotografik.

Presim që Samsung të përmirësojë edhe funksionalitetin e S-Pen që është elementi i cili e diferencon nga teleofnët e tjerë. Ka shumë gjëra që nuk dimë nga flagshipi ndërsa lajmi i mirë është se ka ngalur më pak se një muaj për më shumë më shumë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: