Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Shteti Amerikan ndalon përdorimin e TikTok për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Ligjvënësit kanë vënë TikTok në shënjestër duke cituar shqetësime se popullariteti në rritje i TikTok në SHBA mund ti japë Partisë Komuniste Kineze mundësinë për të indoktrinuar qytetarët Amerikanë apo grumbulluar të dhënat e tyre.

Shteti Amerikan ndalon përdorimin e TikTok për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Guvernatorja e Dakotës së Jugut në Shtetet e Bashkuara, Kristi Noem, ditën e Marte nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke ndaluar agjencitë shtetërorë të përdorin platformën e medias sociale TikTok.

Zyra e Noem tha se urdhri i guvernatores Republike vjen në përgjigje të kërcënimit në rritje që përfaqëson TikTok për shkak të operacioneve të saj të grumbullimit të dhënave për llogari të Partisë Komuniste Kineze.

Dakota e Jugut nuk do të bëhet pjesë e operacioneve të grumbullimit të të dhënave nga vende të cilat na urrejnë ne,” tha Noem përmes një deklarate. “Partia Komuniste Kineze përdor informacionin që grumbullon përmes TikTok për të manipuluar qytetarët Amerikanë, dhe ata grumbullojnë të dhëna rreth pajisjeve që aksesojnë platformën.”

“Duke qenë se detyra jonë serioze është të mbrojmë të dhënat private të qytetarëve të Dakotës së Jugut, ne duhet të marrim këtë vendim seriozisht,” tha ajo. “Shpresoj që shtete të tjera do të ndjekin shembullin e Dakotës së Jugut dhe Kongresi të marrë vendimi më të gjëra lidhur me këtë çështje.”

Urdhri aplikohet ndaj të gjithë punonjësve shtetërorë dhe kontraktorëve që përdorin pajisje shtetërorë, tha zyra e Noem. Urdhri i saj ekzekutiv ndalon shkarkimin apo përdorimin e TikTok dhe vizitimin e uebsajtit përmes pajisjeve elektronike shtetërorë të cilat kanë akses në internet.

Ligjvënësit kanë vënë TikTok në shënjestër duke cituar shqetësime se popullariteti në rritje i TikTok në SHBA mund ti japë Partisë Komuniste Kineze mundësinë për të indoktrinuar qytetarët Amerikanë apo grumbulluar të dhënat e tyre.

TikTok është një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të Amerikës,” shkruanin senatorët Marco Rubio dhe Mike Gallagher së fundi në Washington Post. “Nëse TikTok dhe algoritmi i tij nuk ndahen nga Pekini, përdorimi i aplikacionit në SHBA mund të vendosë në rrezik serioz sigurinë e vendit duke i hapur rrugë influencës së teknologjisë Kineze në vendin tonë.”

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: