Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Versioni më i fundit i Firefox më i shpejtë

Edhe pse çdo shfletues tjetër është i bazuar në projektin Chromium, Firefox thotë se përdor motorin e vet Quantum i cili respekton privatësinë e të dhënave.

Versioni më i fundit i Firefox më i shpejtë

Mozilla lançoi versionin e radhës të Firefox duke sjell funksionalitete të reja të cilat janë dizajnuar për të përmirësuar shpejtësinë e shfletimit.

Një prej 5 veçorive të reja që po vinë në Firefox 105 është përmirësimi i ndërfaqes së printimit ku përdoruesit jo vetëm printojnë më thjeshtë faqen ku janë, por i shërben mësë miri edhe bizneseve të cilat printojnë e-maile të vetme

Mozilla ka përmirësuar edhe përdorimin e trackpadit duke u vendosur në një nivel tashmë me Chrome dhe Microsoft Edge. Në Windows përdoruesit mund të tërheqin me dy gishta për të naviguar mes historikut të një faqeje në vend që të shtypni butonat para dhe pas.

Edhe pse çdo shfletues tjetër është i bazuar në projektin Chromium, Firefox thotë se përdor motorin e vet Quantum i cili respekton privatësinë e të dhënave.

Disa prej përfitimeve të tij thotë Mozilla janë bllokimi automatik i cookieve të palëve të treta, skripteve për gërmimin e kriptomonedhave dhe gjurmuesve socialë.

Përditësime janë bërë për të ulur konsumin e memories në Windows dhe Linux ndërsa shfletuesi operon edhe më mirë kur memoria është e ulët.

Versioni 105 i Firefox është i disponueshëm për shkarkim tani në Windows 7 dhe versionet më të fundit, macOS 10.12 Sierra dhe versionet më të fundit dhe kompjuterët Linux. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: