Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

130 llogari kanë qenë shënjestër e sulmit ndaj Twitter

Llogari të tjera të profilit të lartë ishin ato të Kanye West, Jeff Bezos, Warren Buffet, Bill Gates dhe Uber.

Rrjeti social Twitter zbuloi se hakerët kanë shënjestruar 130 llogari gjatë sulmit kibernetik të javës një incident në të cilin profilet e shumë njerëzve me famë, personaliteteve dhe organizatave u kompromentuan.

Hakerët kishin hyrë në sistemet e brendshme të Twitter dhe marrë nën kontroll llogari si ajo e kandidatit për president Joe Biden, ish presidentit Amerikan Barack Obama, miliarderi Elon Musk dhe yllit televiziv Kim Kardashian.

Kompania nuk dha informacione nëse hakerët kanë aksesuar të dhëna private të llogarive të kompromentuara.

Llogari të tjera të profilit të lartë ishin ato të Kanye West, Jeff Bezos, Warren Buffet, Bill Gates dhe Uber.

FBI ka nisur një hetim rreth rastit ku hakerët kishin tentuar të grumbullonin të ardhura në kriptomonedha. Ata kishin marrë mëse 100 mijë dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L