Monedhë

Kategoritë

9 muaj më parë

Mbyllet pas 27 vitesh një prej shërbimeve më të vjetra Instant Messaging

Alternativat e rekomanduara i përkasin platformave të komunikimit të VK, një platformë Ruse e medias sociale e cila gëzon një popullaritet të lartë në këtë vend dhe funksionon ngjashëm me Facebook.

Mbyllet pas 27 vitesh një prej shërbimeve më të vjetra Instant Messaging

Një prej platformave më të vjetra online po mbyllet pas 27 vitesh. ICQ, dikur një shërbim mjaft popullor i komunikimit, njoftoi ditën e Premte përmes uebsajtit të saj se do të mbyllej muajin e ardhshëm.

“ICQ do të ndalojë së funksionuari nga data 26 Qershor,” thotë mesazhi i ICQ.com. “Mund të bisedoni me miqtë në VK Messenger, dhe kolegët në VK Workspace.”

Alternativat e rekomanduara i përkasin platformave të komunikimit të VK, një platformë Ruse e medias sociale e cila gëzon një popullaritet të lartë në këtë vend dhe funksionon ngjashëm me Facebook.

VK bleu ICQ në 2010-ën nga AOL. ICQ konsiderohet si një prej shërbimeve të para të komunikimit online me mesazhe në internet.

U zhvilluar nga një kompani e vogël Izraelite Mirabilis dhe u lançua në Nëntor të 2026. ICQ është më i vjetër sesa platformat si IM i AOL dhe u bë sinonim i komunikimit online me mesazhe.

Rivali më i madh i saj AOL në 1998 e bleu për 287 milionë dollarë. Nga shërbimet e vjetra “Instant Messaging”, MSN Messenger ishte i pari që u mbyll në 2014-ën, ndjekur nga AIM në 2017-ën dhe Yahoo Messenger në 2018-ën. Por ICQ kishte mbijetuar.

AOL e shiti tek VK në 2010-ën për 187.5 milionë dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

59,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

79,990 L94,990 L
 
SAPO ERDHI

Google Pixel 8a

39,990 L