Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Tashmë mund të ndani deri në 20 foto në një postim të vetëm në Instagram

Instagram gradualisht ka sjellë më shumë funksionalitet tek karuseli, përfshirë opsionin për të shtuar këngë tek slide-t apo për të bashkëpunuar në postime me përdorues të tjerë.

Tashmë mund të ndani deri në 20 foto në një postim të vetëm në Instagram

Instagram do të zgjerojë numrin e fotove dhe videove që mund të shtohen në një postim të vetëm. Çdo postim karusel tashmë mund të përmbajë deri në 20 foto dhe video.

Përdoruesit më përpara mund të shtonin vetëm 10 copëza përmbajtjeje në çdo postim karuseli. Ky format postimi u lançua për përdoruesit në 2017-ën.

Instagram gradualisht ka sjellë më shumë funksionalitet tek karuseli, përfshirë opsionin për të shtuar këngë tek slide-t apo për të bashkëpunuar në postime me përdorues të tjerë.

Zgjerimi i fundit i funksionalitetit i afrohet më tepër TikTok formati i të cilit mbështet deri në 35 foto. Edhe pse bëri emër si platformë e videove me metrazh të shkurtër, fotot kanë fituar terren në rrjetin social në fjalë.

Funksionaliteti i ri i Instagram bëhet i disponueshëm globalisht nga disa e sotme. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

59,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

79,990 L94,990 L
 
SAPO ERDHI

Google Pixel 8a

39,990 L