Perplexity njoftoi investitorët se po kërkon një raund financimi prej 500 milionë dollarësh sipas WSJ.
Motori i kërkimit AI Perplexity AI është në bisedime për të ngritur një investimi i cili do ta vlerësonte me 8 miliardë dollarë ose më shumë raportoi Wall Street Journal ditën e Dielë.
Perplexity njoftoi investitorët se po kërkon një raund financimi prej 500 milionë dollarësh sipas WSJ.
Kompania AI ka edhe mbështetjen e Nvidia ndërsa shitjet e saj vjetore përllogariten në 50 milionë dollarë.
Në Tetor startupi tha se kishte marrë një paralajmërim nga New York Times që i kërkonte të mos përdorte përmbajtjet e gazetës për trajnimin e modeleve të saj AI.
Startupi është përballur edhe në të kaluarën me akuzime të ngjashme nga Forbes dhe Wired por që atëherë ka lançuar një program për ndarjen e të ardhurave për të adresuar disa prej pretendimeve të publikuesve.
Mjetet kërkimore të Perplexity ju japin përdoruesve përgjigje duke vendosur burimet dhe citime. Fuqizohet nga disa modele AI (LLM) dhe mund të përmbledhë apo të gjenerojë informacion.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë