The Verge shkruante se inxhinierët e Microsoft presin debutimin e Orion që prej muajit Nëntor edhe pse është e paqartë sesi do të quhet modeli i OpenAI.
OpenAI ka planifikuar të lançojë modelin e saj më të avancuar Orion në Dhjetor raportoi the Verge. Ndryshe nga debutimet e kaluara, kompania ka planifikuar ta lançojë modelin gradualisht duke filluar nga partnerët e besueshëm tek një lançim më i gjerë përmes ChatGPT.
Por TechCrunch tha se një përfaqësues i kompanisë ishte shprehur që raportimi nuk ishte i saktë duke mos dhënë më tepër detaje.
The Verge shkruante se inxhinierët e Microsoft presin debutimin e Orion që prej muajit Nëntor edhe pse është e paqartë sesi do të quhet modeli i OpenAI.
Seritë o1 kishin emrin e koduar “strawberry” që përdorej brenda kompanisë disa muaj përpara debutimit.
Krahas lançimit të modelit të ri, kanë ndodhur shumë zhvillime të tjera pranë OpenAI. Startupi ngriti një financim prej 6.6 miliardë dollarësh me një vlerësim prej 157 miliardë dollarë ndërsa investitorët po presin që OpenAI të rrisë kapacitetet e modeleve të saj.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë