Ministria e Komunikimit nuk zbuloi moshën minimale të përdorimit të rrjeteve sociale në Indonezi por tha se ishte e domosdoshme mbrojtja e fëmijëve në epokën dixhitale.
Indonezia ka planifikuar të vendosë një moshë minimale për përdorimin e rrjeteve sociale, një masë e cila synon të mbrojë fëmijët, thanë autoritetet vendase.
Plani vjen pasi Australia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16-vjeç dhe premtoi gjoba ndaj gjigantëve si Meta dhe TikTok nëse dështojnë të parandalojnë fëmijët të aksesojnë platformat e tyre.
Ministria e Komunikimit nuk zbuloi moshën minimale të përdorimit të rrjeteve sociale në Indonezi por tha se ishte e domosdoshme mbrojtja e fëmijëve në epokën dixhitale.
Indonezia ka një penetrim interneti prej 79.5 përqind të 280 milionë banorëve të saj. Sipas një ankete të bërë, 48 përqind e fëmijëve nën 12 vjeç kishin qasje në internet ku disa të anketuar që i përkasin kësaj grupmoshe përdornin Facebook, Instagram dhe TikTok rregullisht.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë