Aplikacioni është i listuar “së shpejti” për në Android ndërsa në App Store debuton zyrtarisht më 13 Mars. Përdoruesit mund ta “porosisin” atë.
Shefi i Instagram Adam Mosseri shkroi në rrjetin social Threads ditën e Dielë duke bërë një njoftim tjetër i cili vjen pikërisht në momentin që TikTok u bllokua në Shtetet e Bashkuara.
Bëhet fjalë për një aplikacion të ri quajtur Edits, një rival i CapCut, dhe është i disponueshëm në App Store.
Vetë Mosseri u shpreh se Edits është “CapCut” por ofron më shumë për krijuesit sesa thjeshtë modifikimin e videove të zakonshme.
Aplikacioni është i listuar “së shpejti” për në Android ndërsa në App Store debuton zyrtarisht më 13 Mars. Përdoruesit mund ta “porosisin” atë.
Mosseri tha se versioni i parë është i papërfunduar dhe se përdoruesit duhet të jenë të durueshëm derisa të finalizohet i tërë me funksionalitetet e parashikuara.
Lajmi vjen pak pasi TikTok tha se do të rikthehej online në SHBA. CapCut ende nuk është live por TikTok po.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë