Ditën e djeshme Instagram prezantoi një rival të CapCut – video editori në pronësi të kompanisë mëmë të TiktTok, ByteDance – vetëm pak orë pasi platforma Kineze doli offline.
Ndërsa TikTok po zvarritet për tu rikthyer online në SHBA, paqartësia rreth platformës së videove me metrazh të shkurtër ka krijuar mundësi për Bluesky, X dhe platformat e tjera rivale.
Në orët e fundit, të dy platformat e medias sociale kanë prezantuar veçori të reja, përfshirë tabe të dedikuara për përmbajtjet video duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të zbulojnë dhe të shohin video vertikale në aplikacionet respektive.
Ditën e djeshme Instagram prezantoi një rival të CapCut – video editori në pronësi të kompanisë mëmë të TiktTok, ByteDance – vetëm pak orë pasi platforma Kineze doli offline.
Tabet në fjalë janë të disponueshme për përdoruesit Amerikanë dhe shfaqen në shiritin e navigimit në fund të ekranit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë