Monedhë

Kategoritë

S’ka produkte në shportë.

3 javë më parë

Shfletuesi Arc drejt shitjes ose të bëhet open-source

Kur kompania prezantoi Dia në Dhjetor të 2024, pranoi se Arc ishte një shfletues kompleks për shumë përdorues dhe dëshironte të krijonte një produkt për masat.

Shfletuesi Arc drejt shitjes ose të bëhet open-source

The Browser Company tha ditën e Marte se po konsideron shitjen ose shndërrimin e shfletuesit Arc në open-source ndërsa planifikon të zhvendosë resurset drejt zhvillimit të një shfletuesi të ri fuqizuar nga AI quajtur Dia.

Kur kompania prezantoi Dia në Dhjetor të 2024, pranoi se Arc ishte një shfletues kompleks për shumë përdorues dhe dëshironte të krijonte një produkt për masat.

Që atëherë The Browser Company ka dërguar vetëm përditësime sigurie tek Arc por ka ndërprerë zhvillimin e aplikacionit duke shtuar funksionalitete të reja.

Kompania në fjalë nuk planifikon të mbyllë Arc plotësisht por tha se po konsideron shitjen ose ta ofrojë open-source. Megjithatë CEO Josh Miller tha se ka një problem me qëndrimin open-source për shkak se Arc përdor një SDK të brendshme shfrytëzuar edhe për shfletuesin Dia dhe kompania nuk dëshiron ta japë atë pronësi intelektuale.

Nga ana tjetër shumë përdorues të Arc kanë kërkuar nga kompania ta bëjë shfletuesin open-source.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU