Edhe pse është përfolur prej kohësh për arkitekturën 5-nanometër të AMD, tashmë kemi një ide se çfarë performance do të sjellë.
AMD do të vijojë të ruajë udhëheqjen në arkitekturën e prodhimit të procesorëve në të ardhmen e afërt ndërsa raportimet e fundit flasin për një kalim në arkitekturën 5-nanometër.
Me procesorët Zen 2, AMD parakaloi rivalin Intel duke shkuar në 7-nanometër ndërsa ky i fundit ka ngelur në 10-nanometër. Intel e ka pranuar disi se nuk ka për të kapur AMD deri në 2021 dhe bëhet fjalë për arkitekturën 7-nanometër.
Edhe pse është përfolur prej kohësh për arkitekturën 5-nanometër të AMD, tashmë kemi një ide se çfarë performance do të sjellë.
Duke qenë se densiteti i tranzistorëve është ai çfarë përcakton performancën në tërësi të procesorit, presim një hap të madh përpara në fuqinë dhe efikasitetin e Zen4 5-nanometër.
Densiteti i tranzistorëve do të rritet me 1.84x, një lëvizje e cila mund të lërë në hije plotësisht Intel.
Sa më të vegjël tranzistorët, aq më shumë prej tyre mund të vendosen në një çip. Ligji Moore thotë se numri i tranzistorëve duhet të dyfishohet çdo dy vite.
Për shumë vite ky ligj qëndroi që kur Gordon Moore e publikoi studimin në 1965. Por vitet e fundit gjërat janë ngadalësuar së shumti dhe ligji Moore nuk po aplikohet sidomos nga Intel.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë