Atë që LG e reklamon si dizajn “3D Arc”, është diçka që prodhues të tjerë e kanë bërë prej kohësh duke lakuar ekranet drejt skajeve dhe krijuar një dizajn ergonomik.
LG i ka hyrë një aventure të re me shpresën për të ri-imagjinuar imazhin e kompanisë. Për herë të parë jo vetëm që do të ndryshojë dizajnin e smartfonëve por edhe emërtimet e tyre.
Këto ndryshime do të materializohen për herë të parë në LG Velvet, smartfoni i gjeneratës tjetër. Kompania ditën e sotme zbuloi më shumë sesa dizajnin final por edhe aspekte kyçe të cilat formësojnë telefonin.
Por LG Velvet ngjan më tepër me një tentativë të LG për të kapur trendët e fundit sesa një filozofi e re dizajni.
Atë që LG e reklamon si dizajn “3D Arc”, është diçka që prodhues të tjerë e kanë bërë prej kohësh duke lakuar ekranet drejt skajeve dhe krijuar një dizajn ergonomik.
Nga ana tjetër kamera “Waterdrop” është një element vizual i këndshëm. Videoja e publikuar tregon se në cilin segment do të vendos LG Velvet. Kompania e quan “mass premium” që do të thotë se mund të jetë i rangut të mesëm me procesorë si Snapdragon 765 dhe 5G.
Ajo që ky telefon do të ketë ndryshe nga flagshipët e sotëm është porta e kufjeve 3.5mm.
Në tërësi LG Velvet do të jetë smartfon simpatik për masat por a do të mjaftojë për të ndryshuar fatin e kompansë në këtë industri?
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë