Kështu duhet të na flasi arsyeja edhe pse Windows 10 gjatë periudhës Mars-Prill shënoi një rënie nga 57.34% në 56.08%.
Gjatë muajve Mars dhe Prill 2020, Windows 7 shënoi një rënie të numrit të përdoruesve nga 26.23 përqind në 25.59 përqind.
Kjo statistikë nuk është aspak impresionuse nëse flasim për një sistem operativ 10 vjeçar i cili nuk merr më përditësime sigurie dhe përdoruesit duhet të kalojnë sa më parë në Windows 10.
Kështu duhet të na flasi arsyeja edhe pse Windows 10 gjatë periudhës Mars-Prill shënoi një rënie nga 57.34% në 56.08%.
Nga ana tjetër sistemi operativ Linux, Ubuntu, shijoi një rritje eksplozive. Sa? Ubuntu u rrit nga 0.27% në Mars në 1.89% në Prill. Për ta vënë në perspektivë është një rritje me 599%.
Rritja e Ubuntu ndikoi direkt tek pjesa e tregut e sistemeve operativ Linux të cilat tashmë përbëjnë 2.87%. Edhe sistemi operativ i Apple, macOS u rrit në 4.15%.
Por pse Microsoft po humbet terren dhe Ubuntu po rritet kaq shpejt? Një arsye mund të jetë pandemia e Covid-19 dhe rënia e përdorimit të kompjuterëve nëpër zyra pune.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë