Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Një grup Kinez hakerash po bën kërdinë në Azi

Sipas Check Point këto sulme kanë pasur një qëllim, krijimin e një inteligjence gjeopolitike në Azi.

Një grup Kinez hakerash ka kryer spiunazh kibernetik ndaj qeverive të huaja në Azi sipas firmës së sigurisë kibernetike Check Point.

Grupi i quajtur Naikon, raportohet se ka sulmuar qeveritë në Australi, Indonezi, Filipine, Vietnam, Tajlandë, Mjanmar dhe Brunei duke shënjestruar ministritë e punëve të jashtme, të shkencës dhe teknologjisë.

Sipas Check Point këto sulme kanë pasur një qëllim, krijimin e një inteligjence gjeopolitike në Azi. Metoda më e përdorur e sulmit është phishing. Naikon krijon e-mail të duken sikur janë zyrtare me informacione interesi për objektivat.

Nëse viktima hap përmbajtjen e bashkëngjitur të një e-mail-i të tillë, mund të infektohej me maluerë, konkretisht “backdoor” quajtur Aria-body. Me këtë backdoor një haker mund të aksesojë rrjetet e viktimës apo pjesë të ndryshme të infrastrukturës për të nisur sulme të reja.

Objektivi kryesor i Naikon janë infiltrimi i infrastrukturave qeveritare, tha Check Point. Është një grup i mirënjohur hakerësh i cili u largua nga vëmendja jonë 2015. Përgjatë 5 viteve të fundit ky grup është përpjekur maksimalisht të shmangë zbulimin dhe zhvilluar mjete si Aria-body.Për të shmangur zbulimin ata përdornin mjetet e grupit Rus të hakëreve APT.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Airpods 2nd Generation

9,990 L