Tashmë një informacion i ri zbulon se Apple do të mbajë aktivitetin e iPhone në javën e dytë të Tetorit, ndërsa porositë të fillojnë në fund të javës dhe dërgesat javën tjetër.
Muajin e kaluar Apple konfirmoi se modelet e këtij viti të iPhone 12 do të lançohen jashtë kursit të zakonshëm të Shtatorit me disa javë më vonë.
Tashmë një informacion i ri zbulon se Apple do të mbajë aktivitetin e iPhone në javën e dytë të Tetorit, ndërsa porositë të fillojnë në fund të javës dhe dërgesat javën tjetër.
Nëse këto parashikime janë të sakta, Apple mund të mbajë aktivitetin ditën e Marte më 13 Tetor dhe të nisë porositë më 16 Tetor. Dërgesat e produkteve mund të fillojnë më 23 Tetor.
Ka pasur spekulime të shumta të cilat sugjerojnë një debutim në faza ku disa modelet do të shiten më herët se disa të tjera. Informacioni thotë se modelet iPhone 12 Pro nuk do të jenë të disponueshme deri në një datë të pacaktuar në Nëntor.
Gjithashtu Apple Watch Series 6 dhe një iPad i ri do të zbulohen në javën e parë të Shtatorit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë