Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Impresionon interneti satelitor Starlink i SpaceX

Vonesat e transmetimit për internetin kabllor variojnë nga 18 deri në 24ms, për fibër nga 5 deri në 12ms dhe DSL mes 27 deri në 55ms. Aktualisht internete satelitore kanë vonesa 600ms

Përdoruesit e parë të internetit broadband satelitor të SpaceX kanë përfituar shpejtësi shkarkimi mes 11 deri në 60Mbps sipas testimeve të bëra nga sajti Speedtest.net i Ookla.

Disa përdorues anonimë i postuan rezultatet e testimit në rrjetin social Reddit. Ata që kanë përfituar testimin e internetit në fazë eksperimentale duhet të mos publikojnë testime të tilla prandaj këto rezultate mund të jenë ndër të paktët që janë publikuar.

SpaceX ka thënë se interneti stalitetor i Starlink do të ofrojë internet me shpejtësi deri në 1Gbps për përdorues, vonesa të ulëta transmetimi për konsumatorë e biznese në SHBA dhe mbrarë botën.

Aktualisht SpaceX ka lëshuar 600 satelitë dhe ka leje për të lëshuar 12,000 prej tyre. Ndërsa 60Mbps nuk është shpejtësi gigabitëshe, është po aq sa ofrojnë kompani të ndryshme kabllore dhe VDSL.

Në Mars të këtij viti Elon Musk kishte thënë se do të ofronte vonesa transmetimi prej 20ms duke mundësuar internet madje edhe për video lojërat. Satelitët e SpaceX qarkullojnë në orbitën e ulët të tokës në lartë 540 deri në 570 km duke ofruar internet më të shpejtë dhe me vonesa më të ulëta transmetimi sesa satelitët në lartësi 35,000 kilometra.

Vonesat e transmetimit për internetin kabllor variojnë nga 18 deri në 24ms, për fibër nga 5 deri në 12ms dhe DSL mes 27 deri në 55ms. Aktualisht internete satelitore kanë vonesa 600ms.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Airpods 2nd Generation

9,990 L