WordPress 5.5 largoi mbështetjen për Jquery Migrate, një librari JavaScript e cila shërben si urë lidhëse mes kodit të vjetër për të funksionuar në WordPress.
WordPress publikoi versionin 5.5.1 të platformës shumë popullore të menaxhimit të blogjeve e cila duhet të adresojë problemet e shumta që shkaktoi 5.5 tek miliona uebsajte.
Kur debutoi, versionin 5.5 nxori miliona sajte jashtë funksioni ndërsa 5.5.1 edhe pse parandaloi rënien e uebsajteve, në të vërtetën nuk rregullon shkakun e këtij blackout.
Kompania ka publikuar një udhëzues që zhvilluesit duhet të ndjekin për të përshtatur temat dhe shtojcat e tyre me versionin e ri të WordPress.
Rëndësia kritike që ky përditësimi pati detyroi kompaninë të përditësonte WordPress më 1 Shtator.
Çfarë shkaktoi dështimin e faqeve me WordPress 5.5?
WordPress 5.5 largoi mbështetjen për Jquery Migrate, një librari JavaScript e cila shërben si urë lidhëse mes kodit të vjetër për të funksionuar në WordPress.
Kur publikuesit qëndrojnë me një temë të vjetër, një e cila nuk përditësohet, probleme me përshtatjen do të nisin dhe kjo është çfarë ndodhi në WordPress 5.5.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë