Me çmim bazë prej 499 dollarë, RTX 3070 është karta grafike Ampere më e lirë dhe më pak e fuqishme krahas mkodeleve RTX 3080 dhe RTX 3090.
Nvidia ka vendosur të shtyjë debutimin e kartës grafike të ardhshme RTX 3070. Karta grafike do të debutojë tashmë më 29 Tetor në vend të 15 Tetorit.
Shtyrja vjen pasi Nvidia kërkoi falje për mungesën e stokut me RTX 3080. Kompania tha se nuk kishte qenë e përgatitur për një kërkesë kaq të lartë për kartën grafike e cila u shit menjëherë.
Me çmim bazë prej 499 dollarë, RTX 3070 është karta grafike Ampere më e lirë dhe më pak e fuqishme krahas modeleve RTX 3080 dhe RTX 3090.
Nvidia thotë se RTX 3070 duhet të matet me performancën e RTX 2080 Ti të vitit të kaluar dhe është 60% më e shpejtë sesa RTX 2070.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë