Apple ka vënë 40-45% të invetarit në dispozicion të iPhone 12 megjithatë interesi i lartë i treguar për iPhone 12 Pro ka bërë që kompania të ndryshojë planet.
Analisti i mirënjohur i Apple Ming Chi-Kuo ditën e Diele tha se porositë për iPhone 12 dhe 12 Pro kanë tejkaluar pritshmëritë në javën e parë të debutimit.
Apple ka vënë 40-45% të inventarit në dispozicion të iPhone 12 megjithatë interesi i lartë i treguar për iPhone 12 Pro ka bërë që kompania të ndryshojë planet.
Sipas Kuo iPhone 12 dhe 12 Pro do të zënë 30-35% të inventarit të plotë të iPhone për tre mujorin e fundit e të 2020. Sa i përket iPhone 12 mini Kuo thotë se Apple ka rezervuar 10-15% të inventarit.
iPhone 12 dhe 12 Pro janë shumë të ngjashëm në paraqitje si nga madhësia e ekranit prej 6.1-inç. Megjithatë 12 Pro ka një kamër telefoto dhe një sensor LiDAR së bashku me 2GB RAM më shumë.
Telefonët janë të disponueshëm për tu porositur që prej ditës së Premte 16 Tetor. Porositë për iPhone 12 mini dhe 12 Pro Max fillojnë më 6 Nëntor.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë