“Do të kemi probleme me furnizimin gjatë tre mujorin e tretë të 2020-ës dhe tre mujorit të parë të 2021,” tha CFO i Xbox Tim Stuart.
Xbox Series X dhe S dolën në shitje javën e kaluar dhe nëse nuk e keni porositur një të tillë, do të mbeteni në pritje deri vitin e ardhshëm të paktën derisa furnizimi me Xbox të përmirësohet.
“Do të kemi probleme me furnizimin gjatë tre mujorin e tretë të 2020-ës dhe tre mujorit të parë të 2021,” tha CFO i Xbox Tim Stuart.
Nuk është një deklaratë e papritur sepse shefi i Xbox Phil Spencer u përpoq të ulte pritshmëritë në fund të Tetorit. Madje ai kërkoi falje për numrin e kufizuar të konsolave Xbox në evenimentin virtual Twitch Glitchcon.
Situata mund të fillojë të ndryshojë në fillim të vitit të ardhshëm me furnizimin me Xbox Series X dhe S tha Stuart.
Microsoft nuk është e vetmja kompani që do të ketë probleme me furnizimin me produktet gaming. CEO i Nvidia Jensen Huang tha në Tetor se kompania do të kishte vështirësi me prodhimin e RTX 3080 dhe 3090. Gjithashtu nuk duket se ka shumë konsola PlayStation 5 në qarkullim gjithashtu.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë