Versioni më i fundit përmban një editor shënimesh të rimodeluar, me një panel editimi të ndërtuar nga e para dhe një lloj teksti më i lehtë për tu lexuar.
Ridizajnimi madhor i Evernote tashmë po debuton në Android pasi mbërriti në iPhone, iPad, Windows dhe MacOS.
Versioni më i fundit përmban një editor shënimesh të rimodeluar, me një panel editimi të ndërtuar nga e para dhe një lloj teksti më i lehtë për tu lexuar.
Editori i tekstit ka një pamje më të qartë dhe konsistent mes pajisjesh. Navigimi duhet të jetë shumë më i thjeshtë falë menusë së ripunuar në të majtë të ekranit.
Funksioni i kërkimit ka sugjerime në kohë reale dhe madje një buton shënimesh që mund ta shtypni menjëherë për të hapur një shënim të ri.
Përditësime të tjera përmbajnë një modalitet View Only dhe kontrolle shtesë dhe opsione për të kaluar nga dizajni i bardhë në të errët.
Megjithatë disa opsione ende mungojnë nga aplikacioni si shpërndarja e shënimeve me e-mail, një widget Evernote dhe një opsion për përzgjedhje të shumëfishtë.
Evernote thotë se do të duhen disa javë derisa përditësime të mbërrijë tek të gjithë përmes Play Store. Telefoni duhet të ketë të instaluar Android 10 të paktën ndërsa kompania po punon për ta bërë kompatibël edhe me versionet e vjetra të sistemit operativ.
Evernote ka qenë shërbimi më i pakontestuar në mesin e aplikacioneve të shënimeve por që vitet e fundit ka humbur terren për shkak të konkurrencës. Në 2018-ën kompania largoi 54 punonjës, ose 15% të fuqisë punëtore. Por ka një shans që diazjni i ri ta bëjë Evernote më joshës për përdoruesit e rinj.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë