Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Samsung do të prodhojë procesorët Ryzen dhe kartat grafike AMD

AMD po e gjen veten në një pozicion të tillë. Sipas një raporti të ri kompania do të prodhojë kartat e reja grafike dhe APU-të në fabrikat e Samsung.

Samsung do të prodhojë procesorët Ryzen dhe kartat grafike AMD

Samsung po investon në biznesin e fabrikave të prodhimit në përpjekje për të fituar më shumë klientë. Gjiganti Korean i elektronikës po konkurron me TSMC, prodhuesin më të madh në botë të çipeve.

Ndërsa ky i fundit e ka të pamundur të përballet me kërkesën, kompanitë po kërkojnë alternativa të tjera dhe shumë prej tyre kanë përfunduar tek Samsung.

AMD po e gjen veten në një pozicion të tillë. Sipas një raporti të ri kompania do të prodhojë kartat e reja grafike dhe APU-të në fabrikat e Samsung.

Aktualisht TSMC është i vetmi prodhues i kontraktuar nga AMD për prodhimin e çipeve. Megjithatë duke qenë se konsumatorët e TSMC janë emra si Apple, kompania është përballur me kërkesë të lartë.

Për momentin në fabrikat e TSMC po prodhon çipe 5-nanometër ndërsa pritet fillimi i atyre 3-nanometër me Apple si konsumatori kryesor.

AMD mbështetet tek TSMC për prodhimin e procesorëve Ryzen dhe grafikave Radeon. Megjithatë i duhet të gjejë burime të tjera prodhuese në mënyrë që të arrijë të përmbushë kërkesën për produkte të saj. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: