Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Bie Instagram, përdoruesit të pamundur të aksesojnë rrjetin social

Instagram konfirmoi duke thënë se disa përdorues kanë probleme me aksesin e rrjetit social.

Bie Instagram, përdoruesit të pamundur të aksesojnë rrjetin social

Nëse keni probleme me aksesin në Instagram nuk jeni i vetmi. Raportime në internet nga DownDetector dhe Reddit flasin për probleme me aksesin nga pamundësia për tu kyçur tek postimet e imazheve boshe apo mos popullimi i kohështrirjes me foto.

Instagram konfirmoi duke thënë se disa përdorues kanë probleme me aksesin e rrjetit social. Ndërprerja nuk duket se ka të bëjë me një rajon specifik dhe shërbimet e tjera janë aktive.

Po nga ana tjetër rrjeti social nuk ka postuar mesazhe në uebsajtin e statusit të shërbimit.

Ndërprerjet e shërbimeve janë bërë të zakonshme për rrjetin social Facebook. Vitin e kaluar një ndërprerje masive zgjati pothuajse 12 orë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 20%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Logitech Conference Cam BCC950

11,990 L
Kurseni: 3,000 L
Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L