Pjesa më e madhe e të ardhurave të Diablo Immortal vinë nga Amerika ku lojtarët Amerikanë kontribuojnë 43% të fitimeve.
Dy javë nga debutimi, titulli Diablo Immortal i Blizzard ka fituar afro 24 milionë dollarë. Sipas një përllogaritje të Appmagic, loja e cila është falas për tu luajtur u shkarkuar 8.5 milionë herë ku 26% e shkarkimeve ishin nga SHBA.
Pjesa më e madhe e të ardhurave të Diablo Immortal vinë nga Amerika ku lojtarët Amerikanë kontribuojnë 43% të fitimeve.
Për ta vënë në kontekst suksesin e Diablo Immortal, kujtojmë se Hearthstone, loja tjetër e vetme mobile e Blizzard ka fituar 5 milionë dollarë në Maj.
Pavarësisht kritikave që pati ndaj Immortal për skemat e monetizimit, askush nuk priste që loja të ishte një dështim. Përkundrazi ishte aq e suksesshme saqë Blizzard tregoi planet e monetizimit të lojërave në të ardhmen.
Javën e kaluar Blizzard lançoi Overwatch 2 duke premtuar largimin e “kutitë e plaçkitjeve.”
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë