Google prezantoi për herë të parë ChromeOS Flex në Shkurt pas blerjes së CloudReady. Kjo e fundit u shndërrua në ChromeOS Flex.
Google tha ditën e sotme në një postim në blog se ChromeOS Flex, versioni i sistemit operativ për Chromebook-ët dizajnuar për pjesën më të madhe të harduerëve në qarkullim, është i disponueshëm gjerësisht.
Gjithashtu tha se ka certifikuar mbi 400 pajisje nga Apple, Dell dhe HP të cilët mund të funksionojnë me sistemin operativ.
Google prezantoi për herë të parë ChromeOS Flex në Shkurt pas blerjes së CloudReady. Kjo e fundit u shndërrua në ChromeOS Flex.
Cloud OS Flex është një sistem operativ që shkarkohet në USB pa pagesë të cilin mund ta instaloni në një Mac apo kompjuter Windows.
Ajo që sjell ChromeOS Flex është funksionaliteti i avancuar në një kompjuter të vjetër dhe përditësime. Përdoruesit mund të instalojnë ChromeOS Flex edhe në një kompjuter të pa mbështetur zyrtarisht nga Google.
Gjatë interviste Google tha se Nordic Choice Hotels, një kompani prezentë në 200 vende të botës, kishte implementuar sistemin operativ në 2 mijë pajisje brenda 48 orëve.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë