Potenciali i madh që kjo teknologji premton, ka bërë që inxhinierë dhe investitorë të vërsulen drejt harduerëve kompjuterikë.
Nëse keni ndjekur lajmet e teknologjisë që prej fundit të vitit të kaluar, padyshim e keni kuptuar se gjëja e madhe e ardhshme është inteligjenca artificiale.
Potenciali i madh që kjo teknologji premton, ka bërë që inxhinierë dhe investitorë të vërsulen drejt harduerëve kompjuterikë.
Dhe kartat grafike konsumatorë janë premtuese kur bëhet fjalë për rritjen e fuqisë kompjuterike e nevojshme për inteligjencën artificiale.
Mund tu duket një situatë e dëgjuar? Në fillimin e pandemisë në 2020 u krijuar një makth i vërtetë për këdo që dëshironte të blinte një kartë grafike.
Çmimet ishte 2 apo 3 herë mbi vlerën e tyre të vërtetë duke e bërë blerjen e një karta grafike të paarritshme për shumicën e njerëzve.
Boom i ri në AI ka shtuar shqetësimet e përsëritjes së një situate të ngjashme ndërsa shifrat që kompanitë si Nvidia raportojnë vetëm se afirmojnë këtë trend.
Shefi i Twitter dhe Tesla Elon Musk pak muaj më parë bleu mijëra karta grafike për një projekt AI. Ndryshimi kërkesës së tregut ka bërë që Nvidia të ndërpresë prodhimin e serive RTX 4000 në favor të kartave grafike “Hopper” për firmat AI.
Frika e një krize të re ende nuk është manifestuar në treg. Çmimet e kartave grafike aktualisht janë nën vlerën e rekomanduar të prodhuesve ndërsa Intel po hyn fuqishëm në treg me modele buxhetore.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë