Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

A do ti rezistojnë kohës Galaxy Z Flip 4 dhe Fold 4?

Edhe pse kompania ka publikuar video që inspirojnë besueshmërinë tek smartfoni, ende nuk tregojnë sa i rezistojnë kohës.

A do ti rezistojnë kohës Galaxy Z Flip 4 dhe Fold 4?

Galaxy Z Fold 4 është telefoni më i fundit Samsung që duroi torturën e youtuberit JerryRigEverything i cili përdori brisqe, çakmakë e madje edhe papastërti mbi smartfonin me ekran me palosje.

Ashtu si Fold 3 dhe Fold 2, Fold 4 i rezistoi testimit edhe pse nuk doli pa asnjë dëm. Megjithatë pyetja është nëse Fold 4 mund ti rezistojë kohës?

Samsung ka ndërmarrë masa për të përmirësuar qëndrueshmërinë e telefonëve madje duke i bërë rezistent edhe ndaj ujit apo pajisur me një kornizë më të fortë prej alumini.

Edhe pse kompania ka publikuar video që inspirojnë besueshmërinë tek smartfoni, ende nuk tregojnë sa i rezistojnë kohës.

Përdoruesit raportuan probleme si ekrane të plasaritura, rrudhje të panelit pas blerjes së një Galaxy Z Flip 3 dhe Fold 3 vitin e kaluar.

https://twitter.com/zsk/status/1564248696639963137?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1564248696639963137%7Ctwgr%5E5269d4dd8ea59b4213dd892e79f18c0c74d9a301%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpcworld.al%2Fa-do-ti-rezistojne-kohes-galaxy-z-flip-4-dhe-fold-4%2F

Ata që nuk vunë re probleme në fillim kur e blenë telefonin, me kalimin e kohës ato u shfaqën. Një editor i BBC publikoi në Twitter Galaxy Z Flip 3 ku shihet një plasaritje ku telefoni paloset.

Shumë përdorues në Reddit kanë raportuar eksperienca të ngjashme.

Kujtojmë në 2019-ën kur Galaxy Fold debutoi pas shtyrjesh së vazhdueshme, Samsung e tërhoqi nga tregu për ta përforcuar dhe bërë më rezistent.

Tani me Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 kompania thotë se kemi një smartfon ndërtuar për të rezistuar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: