Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

AMD dorëzohet përballë procesorëve Intel

Shefi teknik i AMD Mark Papermaster zbuloi informacionin gjatë një konference superkompjuterësh në Belgjikë. Ai konfirmoi se AMD do të kalojë në një arkitekturë hibride.

AMD dorëzohet përballë procesorëve Intel

Thuani lamtumirë procesorëve të thjeshtë për kompjuterët. AMD ka vendosur të ecë drejt një të ardhmeje ku bërthama e zakonshme të procesorëve do të zëvendësohen nga bërthama performance, efikasiteti dhe akseleratorë, njëlloj siç ka vepruar Intel.

Shefi teknik i AMD Mark Papermaster zbuloi informacionin gjatë një konference superkompjuterësh në Belgjikë. Ai konfirmoi se AMD do të kalojë në një arkitekturë hibride.

“Ajo çfarë do të shikoni është një arkitekturë hibride ku bërthamat e performancën përzihen me bërthamat e efikasitetit dhe akseleratorët AI,” tha Papermaster.

Arkitekturat hibride kanë qenë në përdorim prej vitesh po në arkitekturën x86 vetëm sa kanë filluar të hynë. ARM ishte kompania e parë që popullarizoi konceptin e bërthamave të performancës(ato që shumica jonë kanë kompjuterë) dhe bërthamave të efikasitetit(bërthama që kryejnë proceset në sfond.)

Në 2021 Intel e adoptoi konceptin me gjeneratën e 12-të të procesorëve Alder Lake duke përzier bërthama P dhe E.

Por AMD ka refuzuar të bëjë të njëjtën gjë, të paktën gjer më sot. Procesorët e fundit Ryzen kanë të gjithë një lloj arkitekture bërthamash të optimizuara njëlloj për performancë dhe efikasitet.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: