Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

AMD mund të ringjallë platformën e vjetër AM4 me një procesor të ri gaming X3D

Procesori mendohet të vijë me 6 bërthama dhe 12 threads si dhe 96MB L3 cache falë teknologjisë 3D V-Cache e AMD.

AMD mund të ringjallë platformën e vjetër AM4 me një procesor të ri gaming X3D

Kur AMD prezantoi Ryzen 7 5800X3D, të gjithë besonin se do të ishte procesori i fundit i platformës AM4.

Asokohe kompania premtoi të vazhdonte mbështetjen për përdoruesit e platformës përmes përditësimeve të firmware por nuk la të kuptohej se mund të sillte një procesor të ri.

5800X3D është shitur sikur të ishin ëmbëlsira dhe është padyshim procesori më i fuqishëm gaming për përdoruesit e pllakave amë AM4 të serive 300, 400 dhe 500.

Megjithatë disa gamera prisnin më shumë siç ishte një 5950X3D apo 5600X3D. AMD synonte të sillte një procesor gaming buxhetor dhe vendosi që një model me 8 bërthama do të ishte ajo çfarë ka nevojë duke integruar 96MB L3 cache.

Në këto momente që shkruajmë 5800X3D mund të blihet për 289 dollarë në internet. Tani sipas një informatori, kompania mund të prezantojë Ryzen 5 5600X3D.

Procesori mendohet të vijë me 6 bërthama dhe 12 threads si dhe 96MB L3 cache falë teknologjisë 3D V-Cache e AMD. Procesori do të operojë në frekuencat e modelit Ryzen 5 5600 dhe jo Ryzen 5 5600X prej 3.3Ghz bazë dhe 4.4Ghz turbo.

Kujtojmë se Ryzen 5 5600X ka frekuencë bazë prej 3.7Ghz dhe turbo prej 4.6Ghz. Gjithsesi ky informacion mbetet një spekulim duke qenë se flitet për një produkt që i përket një kapitulli të mbyllur për AMD.

Nga ana tjetër shitjet e Ryzen 7000 ka qenë të ulëta çfarë mund të kenë detyruar kompaninë të mendojë për një model AM4 X3D me 6 bërthama.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: