Kjo shifër ishte 1 miliardë dollarë në Dhjetor të 2024 ndërsa në fund të muajit Mars kapërceu 2 miliardë dollarë.
Zhvilluesi i inteligjencës artificiale Anthropic regjistroi 3 miliardë dollarë të ardhura vjetore deri në Maj të 2025 raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Kjo shifër ishte 1 miliardë dollarë në Dhjetor të 2024 ndërsa në fund të muajit Mars kapërceu 2 miliardë dollarë.
Ndërsa konsumatorët kanë përqafuar rivalët e ChatGPT të OpenAI, një numër sipërmarrjesh janë kufizuar në eksperimente. Këtu hyn Anthropic ku pjesa më e madhe e shitjeve të saj vjen nga shitja e modeleve AI si shërbim për kompanitë e tjera ndërsa kërkesa vijon të rritet.
Mbështetur nga Google dhe Amazon, startupi nga San Francisco shkëlqen në mjete të programimit të cilat kanë përjetuar rritje të madhe të adoptimit në muajt e fundit.
Kjo kërkesë e ka diferencuar Anthropic nga kompanitë e tjera të cilat ofrojnë softuerin si shërbim. Konkurrenti numër një i Anthropic, OpenAI, është projektuar të regjistrojë 1 2miliardë dollarë të ardhura totale nga 3.7 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE