Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Aplikacioni më i sigurtë e komunikimit lançon video thirrjet

Aplikacionet e tjera të video komunikimit si Zoom kanë pasur probleme sigurie ndërsa Signal ka bërë emër pikërisht për këtë siguri të lartë që ofron.

Aplikacioni më i sigurtë e komunikimit lançon video thirrjet

Puna dhe studimi nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit ka bërë që të rritet masivisht përdorimi i aplikacioneve me video thirrje në grup gjatë vitit.

Tani Signal ka vendosur ti bashkohet turmës së këtyre aplikacioneve duke ofruar një mënyrë të sigurtë komunikimi me video me miqtë, kolegët dhe shokët e klasës.

Signal lançoi funksionin e ri në versionin e fundit të aplikacionit dhe video si komunikimi me text do të ketë enkriptim fundor. Ndërsa opsionet e komunikimit me video janë të shumta, Signal është një mundësi e artë për ata që vlerësojnë së shumti sigurinë.

Aplikacionet e tjera të video komunikimit si Zoom kanë pasur probleme sigurie ndërsa Signal ka bërë emër pikërisht për këtë siguri të lartë që ofron. Ndërsa Zoom pretendon që ofron enkriptim fundor që prej 2016-ës ndërsa nuk e mundësonte diçka të tillë.

Për të përdorur video komunikimit në Signal, përdoruesit duhet të kenë versionin më të fundit të aplikacionit. Thirrjet në grup do të shfaqen në formatin “Grid”. Lajmi i keq është se video thirrjet në Zoom nuk bëjnë për klasat dhe takimet e mëdha sepse është i limituar në vetëm 5 pjesëmarrës. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: