Apple ka mbyllur përkohësisht disa prej dyqaneve në SHBA pas një seri sulmesh nisur nga protestat për vdekjen e Xhorxh Flojd.
iPhone e vjedhur gjatë plaçkitjeve të dyqaneve të Apple në SHBA gjurmohen, çaktivizohen dhe autoritetet lokale njoftohen bëri të ditur kompania.
Këto mesazhe kanë filluar të shfaqen në ekranet e atyre që kanë vjedhur iPhone gjatë protestave të dhunshme në Shtetet e Bashkuara.
Apple ka mbyllur përkohësisht disa prej dyqaneve në SHBA pas një seri sulmesh nisur nga protestat për vdekjen e Xhorxh Flojd.
Disa imazhe të paralajmërimeve nga kompania janë shpërndarë në median sociale. Nuk dihet nëse kompania ka përcjellë vendndodhjen e produkteve të vjedhura tek policia.
Prej kohësh është spekuluar se iPhone e vitrinës në dyqanet e Apple kanë softuerë që i gjurmojnë në rast e vidhen.
Dyqani në Filadelfia ishte një prej të sulmuarve rëndë. Telefonët e blerë nuk kanë softuerë të tillë por mund të kyçen nga Apple nëse vidhen ose humbasin.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë