Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Apple investon 1.5 miliardë dollarë në kompaninë satelitore

Aksionet e Globalstar u rritën me 30 përqind ndërsa të Apple ranë me 1.4 përqind një ditë pasi kjo e fundit paralajmëroi tkurrje të ardhurash.

Apple investon 1.5 miliardë dollarë në kompaninë satelitore

Apple do të investojë deri në 1.5 miliardë dollarë në Globalstar për të financuar ekspansionin e shërbimeve të komunikimit në iPhone tha ofruesi i shërbimeve satelitor ditën e Premte.

Aksionet e Globalstar u rritën me 30 përqind ndërsa të Apple ranë me 1.4 përqind një ditë pasi kjo e fundit paralajmëroi tkurrje të ardhurash.

Sipas marrëveshjes së financimit, Apple do të ofrojë 1.1 miliardë dollarë mbështetje financiare dhe 400 milionë dollarë për të blerë 20 përqind të aksioneve të Globalstar.

Kompania satelitore tha se do të përdorë një pjesë të fondeve për të paguar borxhet e saj. Lëvizja është më e fundit e një serie partneritetesh që kanë filluar mes kompanive hapësinore dhe ofruesve të shërbimeve mobile të cilët duan gjithashtu të ofrojnë konektivitet satelitor tek ata përdorues që jetojnë në zona me qasje të kufizuar në internet.

Globalstar tha gjithashtu se 85 përqind të kapacitetit të saj do ta vendosë në shërbim të Apple. Marrëveshja pritet të mbyllet nesër. Gjiganti i iPhone ka bashkëpunuar me Globalstar që prej 2022 kur vendosi të integrojë funksionalitetet e emergjencës. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 16

75,990 L99,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

119,990 L158,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16 Pro

102,490 L111,990 L