Aplikacioni Games përmban edhe funksionalitete sociale siç është tabi “Play Together” ku mund të shikoni çfarë miqtë tuaj po luajnë, të krahasoni rezultatet dhe ti ftoni ato të luajnë së bashku me ju.
Në WWDC 2025 Apple prezantoi një aplikacion të ri të dedikuar gaming që është dizajnuar për të qendërzuar eksperiencën gaming në pajisjet Apple. Aplikacioni do të shërbejë si një lançues për lojërat dhe të lejojë përdoruesit të gjurmojnë arritjet e tyre duke parë edhe rënditjen.
Aplikacioni Games përmban edhe funksionalitete sociale siç është tabi “Play Together” ku mund të shikoni çfarë miqtë tuaj po luajnë, të krahasoni rezultatet dhe ti ftoni ato të luajnë së bashku me ju.
Gjithashtu janë “Challenges,” një mënyrë e re për të konkurruar me miqtë. Për zhvilluesit këto sfida janë ndërtuar mbi rënditjen e Game Center, kështu që lojërat teke mund të shndërrohen në kompeticione mes miqve.
Aplikacioni Games ka pesë tabe: Home, Arcade, Play Together, Library dhe Search. Ka raportime se ky aplikacion do të vijë i instaluar në iPhone, iPad, Mac dhe Apple TV drejt fundit të vitit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë